Fatmir Pushi:Mos e lëndoni shpirtin


MOS E LËNDONI SHPIRTIN

FATMIR PUSHI

Kur shpirti është si “limon” i shtrydhur,

Mos e prek ! lëre në një pjatë,

Cila këngë ? asnjë këngë si këndohet,

Dhe diçka që dëgjon është “rënkimi”.

I bëni një çaj me të gjitha bimët

Më të fortë e me romantike,

Atëherë ndofta do ta kuptoni,

Se shpirti nuk është trup, me kokë.

Prandaj vlerësoni e ndieni,

Dhe bëhuni pakë të mënçur,

Gërmoni më pakë nga e kaluara,

Plotësoni hapësirat tek njërzit e mir,

Dhe do të ketë mëngjes e mbrëmje,

E vështira do zvëndësohet me të lehtën .

Çdo gjë është dhuratë të gjithë e dimë,

Dhe ajri i pastër që thithim,

Dhe rrezet këtij dielli,

Dhe bukuria e natyrës,

Dhe dimri i ftohtë dhe vapa e verës.

Sa do të zgjasë ?……….

Thënia, e dijeve në jetën tonë,

Laku i errësirës, ballë për ballë ,

Është koha për dashuri e besim,

Që zilia të mos shtypi shpirtin ,

Dhe lumturia le të lulëzojë,

Largë atyre që duan tna zhveshin të gjitha.

Ne i marrim të gjitha të mirëqëna,

Dhuratat që nuk vërtetohen,

Por mungon zemra !……..

Ne jemi shumë largë verës

Jetojmë në një dimër pa borë.

Dhe jeta, duke ecur nga ne,

Mes zgërdhitjes po kalon,

Është një mulli prej guri,

Që shpirtin na i shtrydhë si limon.

About Post Author