Fatmir R Gjata-Borë e parë


Borë e parë

Nis e nis të bjerë dëborë,
nis e nis
Ca i vë nga lart me dorë,
ca i ngjis
Ca i vë përmbi dritare,
ca i vesh
sa të ngrijë aty përfare,
përmbi shesh.

Bjer e bjer dëborë e parë,
bjer e bjer
Të vijë erë e të të marrë,
menjëherë
Sa të vij shiu të shkrijë,
piklëmadh
Sa të bëhem pak fëmijë,
në livadh.

Fli e fli dëborë e shkretë,
fli e fli
Sepse rrugën e gjej vetë,
s’ka njeri
Sa të gjej vetëm një shteg,
në të gdhirë
Të rrëzoj borën mbi degë,
po pat ngrirë.

Nis e bjer dëborë e fundit,
bjerë e nis
Të zësh rrugët e katundit,
dhe shtëpisë
Sa të ndez zjarrin në kënd,
bubulak
E të fle me të ndërmënd,
ndezur flakë.

Fatmir R Gjata

About Post Author