Fjala e rëndë
S’të vrasin plumbat edhe pushka,
Një fjalë vret më shumë
Për armët janë llogore e luftë,
Dhe është një luftë e pashpallur,
armiqtë janë ca hije
Fillojnë e flasin nëpër klubet,
kur pinë një gotë rakie
E ndoshta shkojnë mëngjesit dehur,
çfarë thanë!?? Kush e di!??
Në paqe zgjohen në mesditë,
zënë flasin përsëri
Harrojnë gjithçka thanë në mesnatë,
kur armët kishin mprehur
Të thonë më fal e gjithë të mirat,
betohem isha dehur
Dhe s’di përse më shkojnë në mënd,
ca pleq fytyrë brengosur
Kur dilte fjalë nga gojë e tyre,
burrëria s’kish të sosur
Me ta të shkoje dhe në betejë,
dhe plagë të kishe marrë
S’të linin kurrë në dorë të hasmit,
për ty do ishin vrarë
Kur thoshin fjalë dhe gur i malit,
që binte rrokullimë
Do ndalej pak në mes të rrugës,
me dert e psherëtimë.
