Flamuri
Nëse pyesin ndonjëherë
ç’është flamur kuq e zi
Thuaj ish e para herë
dhe fundit dashuri.
Nëse pyesin ndonjëherë
ç’është për ty ky flamur
Thuaj dhe Krishti kur vdiq
u mbështoll me pëlhur.
Në ta shanë edhe ta grisën,
në ta hedhinë në tokë
Puthe bezen e ngjyrosur
edhe vëre përmbi kokë.
E të qoftë një përkrenare
sa të jesh në jetë njeri
Para nënës edhe babës
është flamuri kuq e zi.
Nëse prapë të pyesin gjithë
ç’është ky vënd nga vjen zotni
Thuaj vëndi më i bukur,
e ka emrin Shqipëri.
