Fatmir R Gjata-Hajrush Fazliu, kush është?


Fatmir Gjata

  · 

Hajrush Fazliu, kush është??

Në rrugën e artit shpesh shohim dy kategori, ata që ndjekin rrugët e shkelura të shtruara me sigurinë e një kohë të ndritshme që janë edhe shumica dhe pak të tjerë, të guximshëm që kërkojnë me çdo kusht të hapin rrugë të reja të pashkelura. Nuk bëhet fjalë për rrugë të tërthorta apo të shkurtëra por për ato të mëdhatë ku mund të mahnitshme të bëra nga tjetër perspektivë, tjetër materie e mendim.

Megjithëse midis artistëve në bota ka gjithmonë një rivalitet i vazhdueshëm i cili duket si një luftë e ftohtë dhe e fshehtë për të matur e njohur vlerat e tyre në bazë të ekspozimit të tyre, galerive, çmime e mirënjohje mbi të gjitha në një botë social ku lufta për të dalë në krye është e vazhdueshme ku dënimi është mbetja në errësirën e një kënete dhe harresa Fazlliu ja del me sukses të qëndrojë në krye dhe të mbetet fitimtar mbi këtë errësirë vlerash. Vetëm vazhdimësia dhe puna e përditshme bën që ylli yt të ndriçojë, janë vaji i kandilit që ushqen flakën. Po flas për yllin në ngjitje të Hajrush Fazlliut; një piktor që dalëngadalë shkeli dhe hodhi tutje gjithë kufijtë rreth vetes, ata kombëtarë, ata kufijtë e tmerrshëm të Ballkanit, të Evropës edhe tani fluturon i qetë në qiejt e artit botëror.

Si linjat e disenjove të tij të bërë me dorë të shtrirë në kërkim të një hapësire që nuk njeh fund për t’u mbyllur aty ku ngjyrat presin të ngujohen ndërkohë që tentojnë të çlirohen dhe ndonjëherë janë ngjyrat që marrin fuqi mbi linjat në një lojë të çuditshme e surreale e pa dyshim të mrekullueshme. Fazlliu udhëton i pafajshëm në post contemporaneo, duke kaluar nga Matisse a le Fauves, merr diçka prej tyre dhe e bën të vetën në një lojë me influencat e ekspresionizmit më modern, gati gati action painting në kujtim të Pollock dhe artistëve të tjerë që hapën këtë rrugë duke i vënë linjat e veta që herë herë duken kufij të padukshëm.

Figurat janë surreale por të njohshme me vështrim të parë e të vendosshme në hapësirë e kohë të cilën autori e njeh dhe zotëron, format elegante dhe plot sharm dhe gjithmonë dinamike falë penelatave të shpejta dhe preçize, të sigurta e pa frikë. Ngjyrat përzihen në mënyrë mjeshtërore për të arritur efekt të fortë në sytë e soditësit.

Vetë ngjyrat i japin universalitet dhe shpejtësi duke shfrytëzuar plotësisht teknikën e ngjyrës së lirë.

Simbolizmi i vezës ( Pikaso e përdorte pambarim) në shumë kuadro është simbol i rilindjes jo vetëm të jetës por edhe pikturës së tij (në kohë të vjetra ngjyrat përziheshin me vezë) dhe duket sikur autori kërkon një tjetër origjinë. Fazlliut nuk i mjafton e vetja, ajo çka di por është vazhdimisht në kërkim dhe e rikrijon sa herë i jepet mundësia për të treguar të gjithëve që kufijtë nuk kanë dhe nuk janë vlerë duke kaluar nga një nudo të trishtuar tek gra të forta deri në peisazhet abstrakte dhe onirike, gati për të çuar mëndjen në dimensione përndryshe të paarritshme. Fazlliu ja del të mbërthen soditësin brënda telajos së vet, në rrjetën e ngjyrosur në një lojë ku ai është thjesht; mjeshtër.

Fatmir R Gjata

About Post Author