
Murg
Unë murg kam qenë në këtë jetë,
kam bërë shërbesë për perëndi
Ndoshta i shënjt su bëra vetë,
por fola veç për dashuri.
E meshë kam bërë për dashnorë,
me sy të ndrirë në mesnatë
Ndeza qiri për vajzë të gjorë,
kur qant’e krihte floktë e gjatë.
Për djemtë e rinj të dëshpëruar,
kam ndezur me qindra qirinj,
Kur thoshin kam jetën të shuar,
po s’pata sytë e saj të zinj.
Për pleqtë…ah pleqtë e rrudhosur,
që kohë plagos por nuk i merr
Qirinjtë i ndeza pa të sosur,
që mos ti shihja kurrë në ferr.
Mbas meshës shkoj nëpër kishë,
të shkruaj prapë ca poezi
E Zotin zë e pyes sërish,
për mua ndez dikush qiri!!??
Dhe zënë ikonat derdhin lot,
pse dashurinë kërkon të gjesh
Në gjunjë të lutem, pse o Zot,
për mua s’paska një murgeshë.