Fatmir R.Gjata-Natë


Fatmir R Gjata

  · 

Natë

U fikën dritat gjithandej,

i ndeza ca qirinj

Sa të shoh gushë bardhë borë,

e sytë e tu të zinj.

Qirinjtë u fikën gjithashtu,

nga erë e turfulluar

Të mblodha fort në gjoksin tim,

të mbaja nëpër duar.

Dhe erë shkoi për s’di se ku,

e mori një ofshamë

Mbase na pa dhe i erdh turp,

për fjalëtë që thamë.

Nuk kish nevojë për dritë hëne,

të shihja në fytyrë

E ndiej çdo çast aromën tënde,

e buzë me gjak të fryrë.

Ish natë që shkonte rrokullimë,

apo ne dy të shkrirë

Në ç’vënd u gjetëm kësaj here,

plot mall edhe dëshirë.

Në ç’ëndërr mbetëm të ngujuar,

me mjegull e me shi

Symbyllur pyes akoma erën,

ku je, ku je tani!!??

About Post Author