Fatmir R Gjata :Prifti dhe bukuroshja


Fatmir R Gjata 

Prifti dhe bukuroshja

Kur të shkrihet gjithë qiriri edhe psalmi të mbarojë
Që nga pulpiti do zbres të ti them dy fjalë me gojë
Mos të shoh në derë të kishës,as të falesh pranë altarit
Mbase ty të degjon Zoti por më çon në buzë të varrit.

Sepse ty t’i fal mëkatet por me mua çdo bëj vallë
Mbase s’do të jem më prift nëse jam akoma gjallë
Se tundohem aqë shumë nga fytyra engjëllore
Sa harroj të puth dhe kryqin e më vjen të marr për dore.

E të çoj tek kishë e madhe ku janë fshehur perënditë
E ti fik të gjithë qirinjtë vetëm ti të më bësh dritë
E të lutem për gjithë natën përmbi gjirin tënd të hëntë
Të puth buzë të qershizuar gjersa të më ikin mëndtë.

Të harroj botën mbi tokë e parajsën t’a provoj
Që tani kur jam në jetë se më tutje s’kam nevojë
Mjaft të preh trupin e gjorë edhe shpirtin pak nga pak
Sepse Zoti sheh nga lart por unë kam lëkurë e gjak.

Nëse s’mundem dot të puth do lë kryq edhe tunikë
Murg do bëhem në një shpellë e do kthehem eremit
E të falem papushim jo për Krisht e Shën Mari
Por per trupin tënd të bukur e për sytë e tu të zi.


About Post Author