Sa herë
Sa herë jemi kthyer në atdhe
Kemi thënë të njëjtën gënjeshtër
Do të vijmë të jetojmë këtu edhe ne
Edhe shpresa na mbetet në eshtër.
Sa herë jemi gjendur tek dera
Kemi treguar gjithfarë historish
Do të mbetet e hapur përhera
Edhe dhimbja na hyn drejt në mish.
Sa herë kemi shkuar drejt detit,
me valixhe të rënda në duar
Se të vraka kjo rrugë e kurbetit,
pa pushim duke fsharë e mallkuar.
Fluturojmë nëpër dhera të tjerë,
nëpër qiej të mbushur me shi
Dhe e shohim të lodhur të bjerë,
nga oblotë duke parë me mërzi.
Dhe shtëpitë i lamë mbyllur me dryn,
me gjithë plaçkë e kostum dhëndërrie
Vetëm erë në oborret zë shfryn,
edhe fshihet diku nën një hije.
