Fatmir R Gjata

Të më ngjallësh
Të më ngjallësh dhe njëherë të më bësh prapë djalë të ri
E të plakesha gjithë kohën duke të mbajtur në gji
Gjersa mishi të më tretej në qafim të përmalluar
Përmbi buzë të lemerisur përmbi sytë e tu të shkruar.
Të shtrëngojam aqë fortë sa të bëheshin një tërë
Lindim pluhur thotë bibla por unë dua të vdes rërë
Të më shkelë këmbë e saj nëpër bregun me tallaz
Ta shikojam dhe i vdekur kur një hënëz i vjen pas.
Edhe ferrin do durojam të më digjte zjarr e flakë
Të më shkrinte gjithë trupin e të mbetesha pa gjak
Kocka do mjaftonte pakëz të rilindja me magji
Sa të shoh kur qesh e lumtur si të ishte perëndi.