Fatmir R Gjata :Të të them diçka


Fatmir R Gjata 

Të të them diçka

La la- la la, la la-la la, la la la la
La la- la la, la la- la la, la la- la la.

Në shpirtin tim, në trupin tim, qetësi nuk ka
Se më mungon, se më trishton, të them diçka.

Të them diçka, por ti e di, por ti nuk do
Por unë të pres, për çdo mëngjes, të shoh ngado.

La la- la la, la la- la la, la la- la la

Me një buqetë, ti e di vetë, ti më ke parë
Të buzëqesh, të përshëndes, me një kitarë.

Lulet kurorë, që mbaj në dorë, s’janë për të tjerë
Ti zgjas përditë, kur më bën dritë, por ti si merr.

La la – la la, la la- la la, la la – la la

Kjo botë është kot, kur s’të kam dot, kur s’të kam pranë
Me ngjan e shkretë, edhe më tret, e bosh më ngjan.

Mbetem pa fjalë, kur del ngadalë, lart në ballkon
Si Shën Mari, me flokë të zi, si në ikonë.

La la- la la, la la- la la, la la- la la….

Fatmir R Gjata 

About Post Author