Fatmir R Gjata :Vdekja e vajtojcës


Fatmir R Gjata 

Vdekja e vajtojcës

Heshtën të gjithë para varrit të saj,
U derdhën veç heshtje e lot
Askush më për të nuk mundi të qaj,
as këngë nuk i thurën më dot.

Ajo iku tek ata që vajtoi me zëmër,
edhe mbeti përherë faqeçjerrë
Ndoshta pas nuk la pasuri edhe emër, por la vetëm një vaj për të tjerë.

Dhe e shoh shamizezë përmbi flokë,
tek përpiqej të ngjallte njerinë
Kur e dridhur rrihte pëllëmbët në tokë,
kur thërriste dhe vetë përëndinë.

Ajo shkoi dhe në fshat s’mbeti kush,
siç jetonte pa zhurmë e pa bujë
Tashmë thonë se atje poshtë në fushë,
nuk e dinë se ç’është vaj edhe kujë.


About Post Author