Dardani
Sa herë kam zbritur në Prishtinë,

një zë e ndiej kur flet
Shoh malet me dëborë mbi shpinë,
takohen bashkë me retë
E kuvendojnë për kush di çfarë,
janë punë të perëndisë
Ndoshta dhe këngës ja kanë marrë,
për shpirt të Shqipërisë
Ndaj ndiej rreth njëmijë lahuta,
me tel të nderë në hark
Kur dridhen shkëmb e retë e buta,
menduar andej larg
E çelin farë milion bozhure,
zënë skuqin lulen gjak
Në dhe, në gur e nëpër mure,
zënë çelin ca zambakë
E rreh një erë flamur me shkabë,
valëvitet nëpër fushë
Ca gra me trupat plotë plagë
e lidhin shall në gushë
Mes njërëzisë hyj edhe vetë,
gëzuar or Dardanë
Vetëm tanimë besoj vërtetë,
se lotët na u thanë
Se vetëm tash jetojmë të lirë,
sëbashku pa kufi
Harrojmë dhe fjalën lamtumirë,
do kthehem përsëri.