Fatmir R Gjata:Dita e verës


Fatmir R Gjata

Dita e verës

Sot mblodha lule e bëra kurorë malli,

kur dielli s’kish dal ende përtej në ag
Në portë vura një rreze për së gjalli
Të ndrijë për ne të gjithë atje në prag.

Sot mblodha ca guriçka në pëllëmbë,
me ngjyra të çuditshme, rrokulluar
Dhe Zot i dheut tim më vjen ndërmënd
Aty përmbi Tomorr duke menduar.

E di o Zoti im, aq mirë e di,
që ndihesh i braktisur pa faltore
Një ditë vere po festojmë me dashuri,
shtëpinë do ta bëj në formë kurore.

Dhe meshë do të bëj, me qind aroma,
të ndihesh njëherë mirë me njërëzi
Të falem edhe ndjesë kërkoj akoma,
ndaj kthehu prapë shi me ngjyrë flori.


About Post Author