Fatmir R Gjata:Është një fushë


Fatmir R Gjata

Është një fushë

Është një fushë andej larg që më pret,
Me një qiell zëmëruar gjer tek retë
E më flet e i flas sikur jemi aqë pranë,
Dhe pse kemi mes një det që na ndan.

Por ne themi gjuhën tonë me mister,
flas me vehte edhe fjalët merr një erë
Dhe i çon andej nga dua me furi,
me ca zogj të shpurisur pëndëzi.

Kanë folenë ndër qiparisa në një kishë
Ndaj i flas me gjuhë të bukur perëndish
Të më kthehen lumturuar pëndëndrirë
Të më thonë që po më presin me dëshirë.

Ndaj më tundet plep i gjatë nëpër duar
Me ca rrënjë shtrirë furishëm ngatërruar
Nëpër brinjë edhe në asht porsi dje
Kur rrëzohem ëndërrueshëm edhe fle.

Pa zënë zbresin që nga lart ca lastarë
Kuqëzohet qielli vetë si i vrarë
E zë bie prapë një def, një gërnetë
Të më shkrijë gjak i mardhur me vërtetë.

About Post Author