Fatmir R Gjata:Fushë me lulekuqe


Fushë me lulekuqe

Është një fushë me lulëkuqe mbirë mëngjesit nëpër grurë
Tunden thjesht në diell malli e përkunden në flamur
Edhe ngjyrat më përzihen në pëlhurë bërë me flori
Brënda lozin aq fëmijshëm përqafuar kuq e zi.

Është flamur i Myzeqesë bërë me rreze dhe me gjak
Valëvitet brënda shpirtit edhe digjet nëpër flakë
E i shuar në lumenjtë lahet prapë me ujë të qetë
Sa përplas duart në ajër edhe shtizë bëhem vetë.

Pastaj mbledh pluhur të imët kur një fllad sjell që matanë
Bashkë me shiun që nga lart e bëj baltë në fushë pa anë
Dhe qetohem ndër ugarë ku po prehen gjysh e fis
Duke lutur nëpër dhëmbë një urim prej perëndisë.

About Post Author