Fatmir R Gjata:Kasandra


Fatmir R Gjata 

Kasandra

Askush nuk i kuptoi fjalët e saj,
një kumt që përcillte mallkim
E djegur mbet Troja pastaj,
shkatërruar u shfaq në agim.

Mbet kali i drunjtë përmendore,
mes sheshit të lyer me gjak
Akejtë thërrisnin- fitore,
mbi trojanët e mbytur në makth.

Kasandra përmbysur në mes,
me shpirt o trup pa jetë
Del tym edhe flakë në mëngjes,
mallkimin asgjë nuk e tret.

As britmat as fshamë e pasosur,
dënesat – ç’na bëre Elenë
Në emër të nderit përdhosur
akejtë na vranë e na prenë.

Ish thjesht bukuri që kish vrarë,
Kasandra tha ca fjalë për çudi
Homeri atje brënda në varr,
na thotë që ishte luftë për dashuri.


About Post Author