Fatmir R Gjata:Mall




O mall i dehur, o mall papritur, o mall e zjarr
O qiell pa anë, o tokë e shkrifët, o gur e varr
O gonxhë në syth, o trung i rreshkur, o qiparis
O lagje e vockël, o urë mbi lumë, o babë e fis.

O fushë me grurë, me kashtë e zhukë, ku flenë rosakë
Kodra të shtrira, në rrëzë lumenjsh, me ujë e gjak
O vëndi in, o djepi im, mbështjellë me fashë
Të desha fort, të dua shumë, paçka të lashë.

Paçka se ika, në vjeshtë me zogjtë, me pëndë të ndrirë
Në mënd të kam, në trup të kam, të kam dëshirë
E mall ohh mall, për një folezë, mbi plep jeshil
Më mbin në gjoks, më mbet në gji, kuq trëndafil.


About Post Author