Fatmir R Gjata:Mbrëmje


Fatmir R Gjata

Mbrëmje

Në darkë ai kthehej i dehur në shpi,
si hije e mbushur me mllef e mërzi
Me grushtat e mbledhur e fjalët që thosh
Me gjuhë të përdredhur e me sytë bosh.

Ajo priste natën kur vinte në terr,
e shihte përbuzshëm me frikë edhe tmerr
E thosh me vehte; o jetë s’të kam faj
pse duhet të vritem, pse duhet të qaj!!?

Fëmijtë e tromaksur nuk kishin më lot
Një nënë pafuqishëm zë lutet në Zot
Se mbrëmja po vjen e sjell një mënxyrë
me emër të shkruar, me gjak në fytyrë.

Në darkë ai kthehej i lënë e i pirë,
në rrugën pa drita ku kish errësirë
Bërtiste e sillej si djall i mallkuar
Me këmishë të grisur,me thikë në duar.

E gjetën mëngjesit të prerë e të çarë
s’di kush e qëlloi, s’di kush e kish vrarë
Ish hijë e mbet hije që endet e rëndë
Pa emër, pa fjalë, pa shënjë e pa vënd.

Fatmir R Gjata