Fatmir.R.Gjata:Peshkopi


 

Fatmir.R.Gjata

Peshkopi

Një murg e pata shok që në rini
Më fliste për murgesha ëngjëllore
Më fliste dhe për Zot e perëndi
Më fliste dhe për ëndrra dashurore

Nuk mora vesh besonte në përtejme
Se gjithë gëzimet provoi nga kjo botë
Jam murg, më thosh, e di që ka të rrejme
E herë pas here mbushte sytë me lot

E mbyllej me dënim përbrënda manastirit
Të lante ca mëkate, ç’mëkat kish bërë!!?
I lutej nënës, atit dhe të birit
Më thosh: që të shpëtojë një botë e tërë

Kur dilte shkonim bashkë e pinim vonë
Me ca poete, piktorë, plot djaj në shoqëri
Unë jam engjëll thosh po ju jeni demonë
Më flisni veç për qef e dashuri

Kaloi kaq kohë e më su pamë me vite
Në dhera që si njihnim u shpërndamë
Në shkallë të trinitasë, brënda në Romë
Ish bërë peshkop i rëndë, atje u pamë

Nuk di se ç’ju mësova në atë moshë
Por unë nga ju, besomë, mësova shumë
Mësova të jem shenjt edhe sarhosh
Mësova të shoh ëndërra në gjumë

Se botë e shkretë ka brënda gjithsesi
Një copë gënjeshtër e prapë një të vërtetë
Nga kush mund ta kuptoja, në mos nga ti
Nga ca artistë të shkalur, nga poetë

E pimë gjithë natën për besë në vatikan
Kujtuam Baudelaire, Eluard edhe Ezop
Në dreq të vejë dhe jetë andej matanë
Mjafton veç një, thosh miku im peshkop

Fatmir R Gjata