Fatmir R Gjata:Re të bardha


Fatmir R Gjata

Re të bardha

I nisa retë të bardha borë,
të vijnë nga unë gjer tek ti
Ndoshta do bëhenë kurorë,
ndoshta do derdhin pakëz shi
U thashë ca fjalë lamtumire,
se nuk do shiheshim më prapë
I pashë tek iknin atje lart,
i pashë të shkoninë me vrap
Dhe nuk e di nëse mbërritën,
të ndiesh që nga larg gjëmim
Me fjalë të rënda i ngarkova,
të nxjerra thellë nga shpirti im
Dhe nëse rrugësë janë nxirë,
nga lodhj’e a të dëshpëruar
Mbyll çadër edhe lër të lagë,
mbi flokë të gjatë edhe mbi duar
E prit aty të vij papritur,
me vetëtima nëpër botë
Do bëhem diell të të thaj,
flokët e artë e sytë me lot.