Sa herë të shoh
Sa herë të shoh një këngë më vjen ndërmënd,
filloj edhe këndoj paçka nuk di
Mes vargjesh vë gjithmonë emrin tënd,
paçka se këngë nuk flet për dashuri.
Flet për dashnorë të mjerë e zëmër plasur,
për burrë dehur mejhanesh me raki
Për vajzë që e martuan me të pasur,
e blenë me rrobë të shtrenjtë edhe flori.
Ca shokë më thonë: kështu e ka kjo jetë
mesnatës kur më shohin duke qarë
Dolli or miq për dashuri t’vërtetë,
paçka se lë gjithmonë me shpirt të vrarë.
Pastaj zëmë e këndojmë të gjithë në kor,
për vajzat që s’na deshën asnjëherë
Një këngë për ashikë edhe dashnorë,
për mjaltë që zë e kthehetë në vrer.
Fatmir R Gjata
