Se ikëm
Se ikëm pandehur me djajtë në ferr,

Të vrarë e plagosur, të çmëndur e çjerrë
Lamë prag edhe pjergull, lamë derë e çati
Pas njëmijë pëllumba na ndoqën në zi.
E nisën gugatën në vënde pa emër
Folezat i morën me vehte në zemër
Tash presim të vdesim të kthehemi vrik
Të shkrepim fishekun e fundit në prikë
Dhe vetëm atëherë kur shkrepur të jetë
Do jetë dheu shkrifët, do jetë dheu i lehtë.