Fatmir R Gjata
Shën Valentin

O shënjt i madh, o shënjt i vjetër, o shënjt hyjnor
na jep bekimin, me shënjë të zotit, me kryq në dorë
pastaj na lër aty ku jemi, në gji të madh të perëndisë
këndo akoma këngë shpirtrash sa jeta vetë të rinisë.
Lërmë të qëmtoj një copëz jete, sa jetë e madhe paska qënë
Ka kohë për të gjysmuar veten, ka kohë për yj edhe për hënë
Për dashurinë paska kohë, ka kohë për puthje lemerisur,
Sa për tu ngritur përmbi re edhe nga lart për tu vidhisur.
Ashtu me lot të patharë kur lot i ri sa ish rrëzuar
Mbi dhe të athët edhe të plasur sikur ka qenë i dashuruar.
Ndaj endet prapë në sy të mbyllur, në sy të çiltër ohhhh zot
Vazhdoma ëndrrën që më fale, sepse pa ëndërr nuk bëj dot
Në këtë ditë kur luten tërë, të bëj një lutje e përgjërim
Fale o Zot shpirtin e saj, e fale Zot dhe shpirtin tim.