Shenjtërim
Ti grua e nënë, ti bijë edhe engjëll, ti zjarr edhe prush

Më deh symbyllur, me buzë të kafshuar, me aromë në gushë
E më qesh kulluar, fëmijshëm e lozur, plot hir edhe gaz
Tempull dashurie, me idhull të vetëm, altar për ekstazë
Aty lutem gjunjshëm, pranë gjirit të ndrirë, pranë kurmit të plotë
E ndihem fuqishëm, një qëni’e dyzuar, edhe pakëz Zot
E ndihem i parë, Adam me një mollë, kafshuar në mes
Atje në Eden, dënimin s’ma dhanë, ndaj rri edhe pres
Përjetë e për kohë, mjafton dashuria, mjafton të jesh ti
Të bëhem i shenjtë, në trup edhe shpirt, të bëhem njeri…
Fatmir R Gjata