Fatmir R Gjata
Sytë e shkruar

Të kundroj qiell të syve të shkruar,
Me ca re lundërtare në mes
Mbrëmjes mbijnë trëndafilë zbardhëlluar,
edhe vyshken të trishtë në mëngjes.
Zënë shkëlqejnë me ca drita e hije,
pak të lagur zënë ndrisin nga lot
Dhe gëzimet kanë brënda një fije,
të një dhimbjeje të largët më kot.
E kur zbrazen mbasdites së qetë,
nis e shkruaj ca fjalë poezie
Dhe s’kuptoj asnjëherë as dhe vetë,
përse del gjithmonë varg dashurije.