Të mendoj
Të mendoj e zënë e ngrihen
ca mornica në lëkurë
Zë ndërtoj me valë të bardha,
ku një rrugë e ku një urë
Dhe kur deti shkon në breg,
marr pak rërë edhe shoshis
Si t’i them ca fjalë malli,
ndaj kokëulur pëshpëris.
Nuk e di nëse dëgjon
a stuhia s’ti sjell dot
Ndoshta pëshpërimë e gjorë
sillet rrotull nëpër botë
Gjer sa gjumi të të zërë
nëpër shtrat flokëshpërndarë
Sa të shfaqem nëpër ëndërr,
sa të vij e të të marrë.
Fatmir R Gjata
