Tempuj
Janë tempuj buzëqeshjet e përndrira,
e unë, prift, për to gjithmonë bëj meshë
Jetojmë kohë të poshtra, të vështira,
në kohëra ku asgjë nuk merret vesh.
Ku djajtë mbajnë në dorë kryq e temjan,
e shkojnë e luten shpesh lart në altar
Pastaj shkojnë bëjnë magjira në kazan,
dhe mbase u shkon mirë ka të ngjarë.
Por unë me perënditë jam kaqë larg,
këndo më thanë, kur isha prift i ri
Shpesh thur e flas me vehte ndonjë varg,
për jetën përmbi tokë, për dashuri.
Fatmir R Gjata
