Deri kur!!
Të jeshe apo t’mos jeshe
E tille esht jeta sot
Të kesh apo t’mos kesh
Askushe se qanë koken dot
Në gezime apo ne vuajtje,
Së shifet nga syri i huaj
Në paqe apo ne mjerim
Po s’pate se je i askuj
Katandisur si shkronja e pa lidhura
Nën meshiren e huaj
Nën ëmberellen e humbjes
I lan pas dore nën Trishtim
Atje nëpër kazamatet e tmerrit
Pa askënd i vetmuar i mbetur i huj
Në epokën e dirigjuesit e gjelatëve
Nga ata që kët vend e bënë rrmuje.
Edhe sod si ” kure” me pare
Nën thundren e atyre e diktatit
I ndritur apo i menqur,
Në mesin e tyre i papare
Si medaljone te hedhura
Për qefin e epokës së “ndritur”
Ku zyzart vijn e shkojn tutje
E këtë vend e mjeruan
Duan ti humbin emrin shqiptar
Të jesh apo te mos jesh
Po s’ pate se ke t’hapur derë
Edhe sod nji ënderr nji malle,
Me sy te perlotur pres vallë
Nën mjerimin e egzistences,
Që s’ mundë të i bej balle
E veshtire te jetoshe në mesin e ujqërve ,
Që të ndjekun s’te len xhalle
Që vijnë e të ulen përballë
Gojën plot gjak hienat e lansuara
Që duan ti shkëpusin lulkuqet
Që posa kanë nisë me dalë
Jetuam e vepruam
me shpres se dot na vjen Lirija
Ta kem e ta mbajm të lartësuar
Mëmëdheun e Kombin Shqipetar..
Fatmir. Z. Çitaku
