Profil:
Fellënxa e Beratit, mjeshtrja e rrallë e qendismave
Nga Panajot Boli

Pavioni i saj në Panairin XI të Suvenireve në Sarandë e organizuar nga AJMMI dhe e mbeshtetur nga Bashkia e Sarandës, binte në sy. Aty ndaleshin më shumë edhe turistët. E para , një ngjyrë ndriste: e bardha.Në atë bardhësi shkelqente mjeshteria e qendismave qe paraqiste me duart e saj të arta një zonjë me një bluzë të verdhë dhe me një buzëqeshje të ëmbël..Siç ishin qendismat aq interesante dhe aq të bukura, ishin edhe sytë e saj, ku në to pasqyrohej ajo imagjinata inteligjente se si i sajonte ato modele me motive aq të larmishëm. Ajo quhej Fellënxa Gjeçi nga Berati.Bile edhe vitin e kaluar në Panairin e dhjetë,prezenca e saj terhoqi vemendjen.M’u fiksua nga punimet që pashë edhe te pavionët e tjera, se ajo ishte një mjeshtre e rallë. Mora një kameraman dhe i bëra një intervistë. Zbulova se ajo kishte një pasion të veçantë për qendismat..’Dhe punova si kalë e punoj edhe tani me shumë durim orë të tëra mbi një model .Kjo punë do fantazi , do punë artisti merakli’ –thotë ajo.me modesti.Mes asaj larmie punimesh tantellash, mbulesash e çdo lloj qendisme, spikat dora e artë e saj.Se talenti ka një traditë, ka një trashegimi.Rrjedh nga një familje artizane beratase me emër.Dhe talenti trashegohet tek ata që e kanë në shpirt,e përsoset. Nuk do ta hiperbolizoja po të thosha se ajo është një mjeshtre e rrallë e qendismave në Shqiperi.Dhe këtë e ka arritur duke punuar një jetë të terë. Shpirti i saj qendismat.. Një punë mjaft e lodhshme, delikate, plot fantazi , që i jep asaj një kënaqësi të madhe. E kush nuk i kërkon qendismat e saj.. Meraku i saj është ta lë stafetën në duart e vajzave të saj , të cilat po i fut dashurinë për këtë mjeshtëri të bukur. Dhe ja, në krah të saj vajza. ‘Le të vazhdojnë universitetet , artin e të qendisurit , ato nuk i ndahen’ Vertet shumë nga ato punime janë realizuar nga duart e vajzës së saj.Fellënxa në këto panaire, pranë detit Jon, ka marrë edhe shumë motive në qedismat e saj nga bukuritë Joniane.. Ndaj shpesh këto panaire nxjerrin në pah vlerat e verteta të artistit popull. Një nga ato edhe Fellënxa.
Është një këngë e bukur që i kendohet thellëzës së Beratit.I këndohet bukurisë së vajzave beratase.. Një melodi që të emocionon. Por edhe Fellënxa e Beratit, kjo mjeshtrja e rrallë,këndon mbi qendismat. Këndon fantazia e saj. Imagjinatë mjeshtre.Dhe s’ka si të mos të emocionoj edhe ajo, si kënga brilante për vajzat e Beratit.
