Cicërimat e zogjve na jepnin shpresë!
Me zërat e ëmbël, zgjohesha në mëngjes, Te burimi i fshatit me vrap shkoja…
Me zogjtë këngëtar këngës t’ia filloja…
Cicërimat e zogjve me jepnin frymëzim, recitoja ne hapësirë, në agim.
Nga taraca shtëpisë shikoja e gëzuar fëmijët nëpër ara duke vrapuar;
Me kallinj gruri duke punuar, Nga larg me kënaqësi vështroja.
Menjëherë pas tyre, duke shkuar, mblidhja kallinj nga kombajna shpëtuar.
Zëri i autokombajnës na gëzonte, Thasë me grurë kur grumbullonte. Në darkë brigadieri na jepte flamurin Dhe na uronte që mblodhëm grurin.
Por asnjëherë nuk e morëm vesh, kush e merrte të gjithë grurin, Dhe ne ndjeheshim të lumturuar,
që për të mbledhur grurin kishim punuar…
Nëna më përqafonte dhe gëzonte. Byrekun me gjalpë na dhuronte.. E rrëmbim me vrap, si zogj vape,
Pastaj si dallëndyshe thurnin çorape. Një koshere babai kishte thurur,
për kurrizin tonë të pa formuar..
Duhanin ne hangar me mundim e çonim. Si bleta lëviznim, duart punonim.
Gara me fëmijët s’kishte të mbaruar… Eh, fëmijëria jonë me punë ka kaluar… Vetëm në ëndërr shihnim sikur gëzonim Duke luajtur, lodrat të na çlodhnin.
Mbrëmjeve rinia vallëzime organizonte, Te rinjtë kërcenin valle popullore, Vallen e Rrajcës shumë e dëshironim Bashkë me ne, të vegjlit e mësonin.
Shpesh me humor dembelët kritikonim, Sy te qeshur përqark shikonim
Edhe pse ishim të lodhur ne lodronim, Vëlla dhe motër të gjithë këndonim.
Ndodhte nën hijen e arrës vallëzonim… Kur vinte vjeshta dhe shtatori
Shume gëzonim dhe na shtohej humori Se përsëri në shkollë do të shkonim.
Rrobat e bukura nëna më kishte qepur, Fustanin më të bukur për ta veshur.
Dhe çantën e shkollës ma kishte sajuar, Që të mësoja dhe të dilja e dalluar…
Një triko të re, ngjyrë trëndafili.Më kish thurur, të dukesha si burbuqe. Atë veshje, kurrë skam për ta harruar…
Përparëse të zezë me jake të bardhë qëndisur.
Një fjongo të bardhë, për kombinim, Unë ngjasoja, me një trëndafil.
Në shkollën vrapoja e gëzuar, Asnjëra nga ne, nuk qe e djallëzuar…
Të drejtat janë të autores : Sheqere Sina Lushnjë
Shqipëri .