Feniksët e lirisë-Vjollca Aliu 


Vjollca Aliu 

Feniksët e lirisë

Si pëllumba paqeje ishin shtrirë
E gjakun ua shihja mbi varr
Lavdia e veprës së tyre
Edhe në varr i bënte si të ishin gjallë.

Se gjaku derdhet e s’shuhet
Këtë na e mësoi historia
Të shtrenjta e plot vlerë
Janë toka arbërore e liria.

Si feniksët ringjallen
E gjaku i tyre shkroi tonën histori
Shkronjat e arta mbi varre
Thurin të përjetshmën lavdi.