Feraset Pezaku Vladi :Kalli gruri


Feraset Pezaku Vladi 

Kalli gruri
(Nga libri “Kuja e laureshës”).

Skulpturë s’u bëra në mbretërinë e gurit,
As papagall i karrigeve elitë,
As sup i harkut “Montagë e Kapuletë”,
As hije çadre në të nxehtat ditë.

U bëra shkreptimë e ëndrrës fukarasë,
Gurgullimë kroi me burimet e bjeshkës,
Një kalli gruri në sofrën e ngratë,
Kupolë dashurie me floririn e vjeshtës.


About Post Author