Feraset Pezaku Vladi:Dashuria ime


Dashuria ime

(Nga lìbri “Ishull emocionesh”).

Ngazëllim i syrit

Më i madh se fusha e fluturimit.

Si diamante vallëzojnë pikat e shiut në ikje

Poshtë neoneve.

Mbrëmja,

Me një copëz hëne në dorë

Zbret shkallët,

Ndez kandile yjesh në qiellin e lagur.

Trokasin hapat

Mbi asfaltin e përmalluar.

Eci me dashurinë time

Veshur me këngë gjethesh,

Vaditur me gurgullima krojesh,

Pranverën kurorë mbi kokë,

Vjeshtën gjerdan portokallesh në qafë.

Dashuria ime ndez yjet e netëve,

Bëhet rreze dielli,

Zgjon mëngjeset,

Ngroh rrënjë e degë.

@feraset pezaku vladi

About Post Author