Feri Arifi-Kjo duhet lexohet të hiqen dilemat se kush e polli sllavishten


E gjitha kjo e keqe erdhi nga fiset shqiptare.

Në vitin 862, gjuhet e kishave ishin Latinishtja, greqishtja, hebreishtja dhe në pregaditej ishte sllavishtja për Moravi nga Gjermanët dhe Franqezet. Në vitin 868, ata i thirrën në Romë për të dhënë llogari papës përpara Adriani II (867- 872). Kirili dhe Metodi, u mbrojtën me Bibël në dorë, duke thënë se Zoti mund t’i shërbehet në çdo gjuhë. Pasi dëgjoi liturgjinë në gjuhën sllave, e cila u celebrua në kishën e Shën Pjetrit, papa dha pëlqimin e tij dhe e njohu sllavishten si gjuhë kishtare. Papa Adriani II e dekretoi sllavishten e vjetër gjuhë liturgjike, por me kusht që Apostulli dhe Ungjilli të lëçiteshin më parë latinisht dhe më pas sllavisht. Ndërkohë Kostandini u sëmur rëndë dhe vdiq në Romë, më 14 shkurt të vitit 869. Atë e varrosën në bazilikën e Shën Klimit. Para se të vdiste ai u qeth murg duke marrë emrin Kiril. Gjithashtu alfabeti i shpikur prej tij u quajt alfabeti kirilik. Metodi u dorëzua episkop i Panonisë, nga papa Adriani. Kur u kthye për të vazhduar punën misionare, u arrestua nga kleri franko-gjerman, duke u burgosur në manastirin e Bavarisë. U lirua prej andej vetëm pas tre vjetësh, me ndërhyrjen e papa Joanit VII. Jo shumë kohë pas vdekjes së Metodit, më 6 prill të vitit 885, principata e Moravisë u nda midis Hungarisë dhe Bohemisë në vitin 907, dhe gjuha sllave u hoq nga shërbesat fetare, duke u zëvendësuar me atë latine.