Feri Arifi-KUSH ËSHTË HYSEN IMERI-NGA SLLATINA


Feri Arifi

KUSH ËSHTË HYSEN IMERI-NGA SLLATINA

Me profesionalizëm një jurist i pazhurmë burrëror pa inate, Hysen Ymeri, nga Sllatina e bëri kontrollimin e çdo veprimi të atyre vrasjeve, plagosjeve, humbjet e banorëve shqiptarë, nga ata ushtarët dhe policet serbë në komunën e Vitisë, por ky e bëri dhe evitimin e dëmeve, djegiet e shtëpive nga ushtaret dhe komandantet e tyre serbë, në fshatrat shqiptare të komunës së Vitisë. Ky ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe shumë të suksesshem menjëherë pas lufte përballë forcave serbe, duke grumbulluar informacione të sakta nga vendet e dëmeve dhe prapavijave që serbët i vranë shqiptarët e pafajshëm. Por shumë pseudo njerëz ia morën e shkarravitën shënimet e këtij njeriu, i cili, Hyseni, nuk e botoi një vepër për Vitinë, e i cili u pati munduar aq shumë për këto shënime, aty në letrat e tij janë të evituar shumë serbë të cilët bënë krime ndaj shqiptarëve, ky evidentoi paramilitarët të cilët vranë e prenë njerëz, por shteti nuk u mor me ta, i cili, Hysen Imeri, tregon detaje interesante nga ky mision i rëndësishëm kombëtar dhe shqiptar…

About Post Author