LIBRI PAK SA NDRYSHE PËR EDUKATËN TONË NË ILIRIK
Redaktori: Fazli Hajrizi nga Mitrovica thot:
Feri Arifit, “Edukata dhe mirësjellja” (Libër për fëmijë e të rinj të shkollave fillore dhe të mesme), Prishtinë, 2022.
Vargut të dhjetëra librave që peshojnë krijimtarinë e Feri Arifit, tash po i shtohet edhe një vepër e re me titull “Edukata dhe mirësjellja” (Libër për fëmijë e të rinj të shkollave fillore dhe të mesme), që, besoj, do të zgjojë kureshtjen dhe interesin e lexuesve tonë të rinj.
Njashtu Recensenti Pren Buzhala, thot: Libri i Feri Arifit, “Edukata dhe mirësjellja”, për nga lënda që trajton, iu drejtohen disa shtresave të lexuesve: fëmijëve dhe të rinjve në radhë të parë, dhe prindërve, mësuesve, nga ana tjetër. Vetë titulli, si dhe referenca shpjeguese “Libër për fëmijë e të rinj të shkollave fillore dhe të mesme”, mëton ta përqendrojë vëmendjen te dy përbërësit kryesorë: te edukimi dhe mirësjellja.
Ndërsa autori vet thot sot ka ndryshuar gjithçka pas çlirimit. Nga libri faqe, 107, 108 po e ketij libri. Dhe ju, të dashur fëmijë, mos hapni shtëpi për pleq, për nëna e baballarë. Ata kanë punuar e sakrifikuar që t’ju rrisin e edukojnë sa më mirë, ashtu siç kishin bërë prindërit e tyre kohë më parë për ta. Dërgimi i prindërve në shtëpinë e pleqve, kur ju mund t’i mbani e të përkujdeseni për ta, është vdekje për së gjalli. S’ka gjë më te keqe sesa mos të përkujdesesh për ata që të falën jetën!Sot duhet të hapen shkolla në mënyrë që aty fëmijët të mësojnë jo vetëm shkrim-lexim e dituri të tjera, por edhe të edukohen sa më mirë. Mësuesit tanë duhet t’u tregojnë nxënësve të tyre për vlerat e mëdha që kanë prindërit, si: nëna e babai, në mënyrë që ju t’i duani e t’i çmojnë dyfish më shumë. Fëmijët janë bimët tona më të dashura. Brezat vijnë dhe shkojnë, duke lënë trashëgim gjërat më të mira: edukatën, mirësjelljen, dashurinë për njëri-tjetrin. Pra, edhe ju, o fëmijë e të rinj të dashur, bëjeni një gjë të tillë për prindërit e juaj dhe fëmijët e lindur pas jush! Gëzohuni e ruani prindërit e juaj në shtëpi!?
Sot duhet të hapen shkolla në mënyrë që aty fëmijët të mësojnë jo vetëm shkrim-lexim e dituri të tjera, por edhe të edukohen sa më mirë. Mësuesit tanë duhet t’u tregojnë nxënësve të tyre për vlerat e mëdha që kanë prindërit, si: nëna e babai, në mënyrë që ju t’i duani e t’i çmojnë dyfish më shumë. Fëmijët janë bimët tona më të dashura. Brezat vijnë dhe shkojnë, duke lënë trashëgim gjërat më të mira: edukatën, mirësjelljen, dashurinë për njëri-tjetrin. Pra, edhe ju, o fëmijë e të rinj të dashur, bëjeni një gjë të tillë për prindërit e juaj dhe fëmijët e lindur pas jush! Gëzohuni e ruani prindërit e juaj në shtëpi!?
