Feri Arifi-Ngjarje e dhimbshme kur ra dëshmori Idriz Arifi nga Tanusha


NGJARJE KJO E DHIMBSHËME RA DËSHMORI IDRIZ ARIFI NGA TANUSHA-

Me datën 24 tetor 1944, gjat luftimeve Idrizin, edhe pse e godet një plumb, nuk deshi të tërhiqej, por deshi të qëndronte me shokët dhe bashkëluftëtarët e tij në Bajashnicë, për t’u dhënë kurajo atyre shokve. Mirëpo shokët e tërheqin nga vija e frontit që ta dërgojnë në një spital që ishte i Ballit Kombtar në Gjilan. Rrugë kjo mjaft e largët e me plagën që kishte marrur dhe që vinte duke u ftohur, Idrizi e përballoi durueshëm këtë dhimbje. Bile gjate kalimit për spital rreth shtëpisë tij të Xhamija e Vjeter në Tanushë, e thërrasin nënën e Idrizit për ta pare! e kur deli nëna në rruge dhe e sheh të plagosur rëndë të mbështjellë me një dyshek, Idrizi i jep kurajo nënës, duke i thënë: ”Hajt, nëna ime, mos ke gajle se mua me ke këtu për dy ditë. Unë do të shërohem shpejt, bile mos mos u marakos se unë këtu do të jem për dasmën time!” Dasmën e kishte pasur me “vaden e ndame,” për një javë. Unë oj nënë nuk vdes nga plumbi sllavit. Por edhe e ëma ishte aso trimëreshe sa që s’e qiti asnjë pikë loti. Gjatë rrugës me vëllanë i tij, Kadriun, prej Tanushës për Gjilan që kishin edhe Kasumin, e plagusur në krahror rend me vete, që udhëtuan me kolë, nëpër një mot të ftohtë vjeshtë, duke bërë shtatë orë rrugë. “Pa mbërri në Kodrën e Gjilanit Idrizi Arifi, ndërron jete. Kështu vëllanë Idrizin, Kadriu e varros në Kodrën e Gjilanit, afër një shelgu, sepse nuk kishte mundësi më ta kthente te vdekur në Tanushë, ngase forcat slave, sepse gati e kishin rrethuar të gjithë fshatrat dhe qytetin e Gjilanit.Kështu ishte parapar kjo luftë të mbaronte edhe pse balli ishte me i mirë se forcat sllave në luftë, Edhe pas përfundimit të kësaj lufte Idrizin, kurrë nuk guxuan ta nxjerrin nga ai varr ku e kishte varrosur Kadriu. Çdo herë Kadriu, kishte pas dëshirë që vëllanë të rivarrosej në Tanushë, por pas vdekjes së Kadriut, vllaut të tij varrit i humbën gjurmët, meqë tjetërkush s’e dinte vendvarrimin. Sot për kët ne familja jemi të brengosur që nuk e dim varrin.

About Post Author