Feri Arifi-Një histori nga viti 1975


Feri Arifi

1975/76- SHKOLLA MESME VITI

Shkrim ky i vitit 1975, ishim në shkollen e mesme me Haki Ibrahimi, Sherif Ibrahimi, dhe unë Feri Arifi.

Kujdestar klase kishim Shahe Piren, nga Pozhorani, ishim klasa e III-4, në orën e kujdestarisë ajo kujdestaresha urdhroj qe të sillnim nga 10 dinar për secilin nxënës, për ndërtimin e Bustit “Bora dhe Ramizi” para Gjimnazit në Viti, ne nuk e deshironim ti jipnin parat për, Boren, pasi në banonim në Viti dhe me heret ishim frymëzuar nga Prof.Kadri Osmani, që e kishim kujdestar klase në klasen e I-6, të cilin shteti e burgosi, u ngrit Sherif Ibrahimi, dhe i tha: Kujdestareshës Shehe Pira, si ti japim ne të hollat për ndertimin e këti busti, kur ne nuk e dimë se si kan vdekur “Bora dhe Ramizi”, ndoshta pasi janë ngopur me raki dhe janë rrokullis shkallve të përqafuar kan vdekur. Atëher ishte vështir qe mos te zbatohen urdhrat e shtetit, nëve të treve deshën për këtë shkak të na largojn nga shkolla, sepse nuk i dham të hollat për ndertimin e bustit të këtyre te quajtur herojve, por qe fati ynë ishte ne anën tone profesor. Femi Zeqiri, i cili ishte nip i Tanushës erdhi ne klas dhe tha se të hollat duhet ti sillni për ndërtimin e bustit, ne i treguam se kushtet tona janë për ne të renda, ashtu kishim biseduar ne mes vete ne tre shokët, ne i tham me aq para kalojm një muaj në Viti, sepse ne banonim në Viti. Busti “Bora e Ramizi” u ndlrtu me para të nxënsve të shkollës mesme. Profesori shkoj dhe ne shpëtuam nga përjashtimi për mosdhënjen e të hollave për ndertimin e bustit. Ne si nxënës te tre i kemi borgj Jugosllavis se Titos për Bustin e ndertuar “Bora dhe Ramizi”. Bashkim e Vllazrim.

About Post Author