Feri Arifi-Për prof. Kadri Osmanin


Feri Arifi

  · 

PËR PROF. KADRI OSMANIN

KËSHTU THOT PROF. FAZLI HAJRIZI

Fjalët që unë ua them juve për këtë shkrim për Prof. Kadri Osmanin, janë të pakta unë do të marr vetem një shembull edhe pse më mungojnë ato fjalet origjinale nga rinia për ta thënë e për ta përshkruar atë periudhen e kohve të hershme si student, por edhe pse nga ajo distancë kohore unë prap jam i fresket në mbajtjen mend të historisë, atyre shpjegimeve dhe atyre fjalve jetsore qe lidhen me thelbin e nji dietari të kohes siç ishte Kadriu.

Ishim në vitin e parë të studimeve,

në orën e Letërsisë popullore, profesori na shpjegoi për autorë shqiptarë e të huaj që janë marrë me vjeljen e folklorit kombtar. Ai përmendi edhe Vuk Karaxhiqin. Kadri Osmani, ngriti dorën e madhe ashtu si ishte gjithëher dhe u ngrit në këmb duke u mbajtur më njëren dorë për tavoline, për të bërë një pyetje: Pse profesor nuk po e shqipton emrin e tij në shqip, a e din se ai është Bandulla- Uk Karaxha, po, po flet në serbisht Vuk Karaxhiq?! Profesori tha:”Po ashtu e ka pasur emrin! – kështu iu përgjigj profesori që shpjegonte. “Atëherë pse serbet e kanë përkthyer titullin e filmit “Uka i Bjeshkëve të Nemuna” në “Vuk sa Prokletija?! tha Kadriu. Pak ditë më vonë ndodhën demonstratat e vitit 1968 dhe Kadri Osmanin, e burgosën bashkë me disa studentë të tjerë. Pastaj në vitin shkollor 1973/74 kam punuar me të në Gjimnazin e Vitisë, derisa prap e burgosën. Ka qenë një koleg shumë i sinqertë, i dashur, besnik dhe i pathyeshëm… thot Fazliu, dritë pastë shpirti i tij!

About Post Author