Feri Arifi-SERBIA, GREQIA, MAQEDONIA DHE SHTETET E TJERA SLLAVE JANË RRENA E MADHE E HISTORISË NË ILIRIK


SERBIA, GREQIA, MAQEDONIA DHE SHTETET E TJERA SLLAVE JANË RRENA E MADHE E HISTORISË NË ILIRIK (BALLKAN)

HYRJA

Shkroi: Feri Arifi

Qëllimi i këtij punimi është që ta përfshij pjesën më të madhe të çështjeve që ende nuk i kemi parë librat e shkruara për formimin e shteteve të reja në Ilirik më 1878, të cilat disa nga ta, edhe pse jo të gjitha do t’i shihni tashti drejtpërsëdrejti që përkojnë me historinë e shqiptarëve dhe shoqërinë tonë. Por, edhe do t’i shihni shumë falsifikate që sllavo- rusët që i bënë për të qenë shtete!? Dëshira ime është që t’i ndihmoj sodopak rinisë sonë dhe shoqërisё, në të cilën jetojmё dhe të kuptojmë se ishim të mashtruar. Sot është vështirë të ndёrrohet historia pas tri gjeneratave nga sllavo-turqit, mirëpo sadopak ajo të mbrohet dhe eventualisht tё dihet e të lirohet nga armiqët që na mashtruan diku me benifite e diku, diku, me gijotinë që nga viti 1460 e deri më 1912. Para se gjithash, duhet të shohim se ne shqiptarët jemi pasardhësit e pellazgëve, ata hyjnorët në Ilirik, kështu këtë e thotë Homeri, pastaj Straboni, e shumë të tjerë. Nga ky libër është një mesazh, së pari për të gjithë shqiptarët e sidomos ata që merren me shkrime të historisë, që të mos flasin e shkruajnë me mësimet e mësuara nga shkolla turko, e sllavo-ruse. Nuk di, pse ende nga kjo ndjenjë nuk janë liruar deri më tashti Akademitë e Shkencave dhe Arteve tona, si nga ato turke, sllavo-ruse dhe evropiane, se çka kanë ndërtuar në gjirin e tyre për shqiptarët dhe atë pa ndërgjegje kombëtare!? Kjo mund të vërehet edhe gjatë ditëve të sotme si deklarohen akademikët sllavë nga Shkupi, e Beograd, e Athina dhe Ankara, Sofia, Moska, etj.

About Post Author