Feri Arifi:Babai i dy luftarve të Atdheut,Shukri Hajdin Iliazi nga fshati Debelldeh


Feri Arifi

SOT MË 09.02.2022 U VORROS BABAI I DY LUFTARVE TË ATDHEUT
SHUKRI HAJDIN ILAZI NGA FSHATI DEBELLDEH
Ky ishte dhe mund ta quaj nëse me lejohet si njeriu me guximtari për dashurinë e Atdheut në Anomoravë, i cili sot u varros me nderime të shumë bashkfshatarve dhe miqve të tij në varrezat e fshatit Debelldeh. Ky njeri dha një kontribut të madh për lirinë e atdheut, që nga demonstratat e para e deri të Çlirimi i vendit. Shpesh shtëpia e tij ishte shënjester e hordhive serbo-sllave në Debelldeh. Shukriu, ishte babai i luftarit të heshtur Zekriut e Hajdinit i cil Zekriu, në moshen 17 vjeçari ju bashku Koshares, si një atdhetar i madh i UÇK-së, por dhe gati ishte luftetar me i riu. Unë Babë Shukriun, me sytë e mi e kam parë duke i uruar të birit rrugë të mbarë për front, që rrall kush e bënë këtë dhe pa e derdhur e pa e nxjerrur as të vetmin lot nga syri tij. Po edhe jam mahnitur me Shukriun, për atdhedashurinë në heshtje që kishte si guximtar i madh i tokës Dardane, edhe pse kam parë shumë veprimtarë të luftës çlirimtare të UÇK-së duke i përcjell të bijet në luftë por që ky ishte i dalluar nga të tjeret. Për kontributin kombëtar të bacës Shukri, mund të flasi shumë gjatë, por në një fjalë lamtumirëse si kjo mund të themi i leht i qoft dheu i Kosovës nënë. Vdiq dhe shkoi si atdhetar, ky e arriti lirinë dhe Çlirimin e vendit, si prind e familjar i lumtur, me plot nipri e mbesa. Unë jam krenarë që e njoha dhe e pata mik, fjalet edhe veperat e tij burrëror ishin të pazavensushme, sepse ky fliste pak. Në varrim morën pjesë shumë një numër i madh i vendasve si dhe miq e të aferm të familjes. Lavdi vepres dhe guximit të këti njeriu.