Feri Arifi:Goshica e Kumanovës  dhe familjet e saj


Goshinca gjithnjë ka qenë e banuar me banorë shqiptar vendës. Si fshat është i shpërndarë në lagje dhe ka këto mëhallë:”

 1. Malokët, që janë shumë të vjetër dhe janë vendorë, jo siç thotë Trifunovski, se erdhën në gjysmën e dytë të shekullit 18-të, por këta janë vendas që nga parahistoria dhe janë Dardanë.

Kështu ky autor i shkruan dhe nuk i vjen aspak turp.

Për:

1. Malokët, (Malok, 17 shtëpi, me fis janë Berishë dhe janë më të vjetrit, llogariten që nga shekulli 18-të. Nuk flet se nga kanë ardhur, por thotë se erdhën në shekullin e 18-të.

2. Durrët (Durci, 15 shtëpi, por pak ma poshtë, këto Trifunovski i bën si familje Durska, kur thotë se janë fis Krasniqi të ardhur nga veriu i Shqipërisë.

3. Reka (Rekanska, 11 shtëpi, këta i bën Rekanët i ban Rekanska, thot janë fis Krasniq, prejardhja sikurse familja Durci, nuk e thotë se këta mbajnë emrin e rekës, lumit.

4. Skenderi (Skener, 7 shtëpi), janë fis Berishë, prejardhja e tyre thotë janë nga veriu i Shqipërisë. Ashtu si autorët tjerë sllavë edhe ky e thotë të njëjtin mendim, çudi e madhe dhe e pa karakter njerëzor: ata që janë shqiptar myslimanë kinse janë të ardhur nga veriu i Shqipërisë, bile as që është konsultuar me banorë vendës, por thotë e di se ju jeni nga atje” Ata që janë myslimanë, ashtu shkruajnë librat, se banorët janë të ardhur thotë.”

“Fshati Goshincë ishte Gurshitin, ose në kosh shtini. Në kohën e Perandorisë Romake fshati njihej si Gurges, që do të thotë uji i shpejtë, burimi i shpejtë, ose lumi i rrëmbyeshëm. Në kohën e Perandorisë Romake Lindore, fshati u njihej si Gurgustium që do të thotë shtëpi e vogël ose kasolle. Në kohën e Perandorisë Otomane, Goshinca njihej sikur Gofret, që do të thotë valon. Sllavët e quajtën Goshincë. Sot, të gjithë e quajnë Goshincë.

Faksimile nga libri i Trifunovskit”

Pjes nga Libri Feri Arifi, Mali Zi i Shkupit

About Post Author