Feri Arifi:Katundi Buzavik


Feri Arifi

Katundi Buzavik

Studim

Mos të flitet pa shënime se nesra po biem në kundershtim me vetëvehten dhe po themi se këtu ishin serbët.

Katundi Buzavik para vitit 1914 kishte 40 shtëpi shqiptare me dokumenta por u zhduken dhe askush se din nga shkuan dhe ku gjenden ky vend “shtrihet 6 kilometra larg Vitisë,” në pjesën juglindore të kësaj kryeqendre komunale. Vendbanimi është i vendosur skaj malit të Buzavikut, Lubishtës e Dobelldehut dhe i takon tipit të fshatit të grumbulluar, me shtëpitë dhe lagjet larg nga njëra tjetra 5 deri në 10 minuta për të kaluar nga një lagje në lagjen tjetër.

Sipas Urosheviqit ky katund, sipas tij, nuk ekzistonte dhe se vetëm më ardhjen e muhaxhirëve shqiptarë nga Serbia u popullua dhe u bë vendbanim. Ky konstatim është gjithësesi i paqëndrueshëm ngase ka dëshmi se vendi ishte i banuar edhe më herët. Madje me emrin Buzovik. Kështu sipas “Defterit kadastral të Vilajetit Vëllk, më 1455 ky vend kishte 12.Popullata kjo shqiptare domunuese në këto treva. Mirepo fqinj te pare kisjin shqiptarët ortodoksë në Binçë qe ishin të ardhur nga Bresti, Malina, e Kaçaniku. Në Binçë kishte shqiptarë katolik nga vëllazëria e quajtur Ballabanë, edhe Sopët ishin, zbazhku me Mjaket e Trakalaqet keto dy te fundit i zhduken sllavet e ardhur kolon me 1912. Vetem egzistojn toponimet dhe varret.Mirpo Buzaviku sipas S.Koiqit, autor i disa librave, përmes parafrazimit të një gojëdhëne të fabrikuar në ofiçinat për falsfikimin të historisë serbe me 1878, të si ajo “Shkolla nacional historike serbe”, shkruan: se vajza e knez Llazarit, e quajtur Olivera, e martuar për sulltanin turk Bajazitin, duke kaluar nga drumi i Shkupit nga Tanusha, ka pushuar në këtë fshat në bujtinë me mbretin, Bajazit aty në Buzovik mbi Binçë. Po nese kjo vertetohet lufta e Fushkosoves u zhvillua ne Binçe, ku ka dhe shume eshtra. Kisha kishte merr emrin “Zaduzhbina Carice Jelene”, sipas gruas së knez Llazarit, nënës së Oliverës, bashkëshortes së Sulltan Bajazitit.Sipas S.Koiçit, Gruaja e Bajazitit mbas 1410, jep urdhër që ky manastir të riparohet dhe ndertohet. Si është e mundur që kjo grua, vajza e knez Llazarit e gruaja e një sulltani të famshëm, siç ishte Bajaziti, thotë të riparohet,! Nga kjo nënkuptojmë se kishat dhe manastiret e shqiptarëve ortodoksë administrata e re serbe, pas aneksimit të Kosovës me 1912, i bënë të vetat si prona pa qenë kurrë, serb që e kishin për detyrë të rikrijonin historinë kinse shpirtërore serbe në “djepin” e tyre, artificialisht “Serbi e vjetër”, e cila per here te par u permend me 1878 term ky i farkuar e artificialisht nga politika serbe. Buzovik sibas dokumenteve me 1914 kishte 35 shtepi shqiptare ku kerkuan qw kjo tok ti lihet kishes ku pas kthyrjes se disa shtepive serbet u kerkojn vendimin per token “Obllasni Agrarni sud za kosmet Br.1853 Manastiri Arhandjela Gavrila u jep në shfrytëzim” tre hektar tokë në Buzavik. për t’i larguar nga shtëpitë e uzurpuara, që ishin të tyre në Binçë, dalin aty në “Buzavik, te vendi quajtur Manastiri Ilir, që më 1918 i njëjti manastir u mor nën mbykqyrje me dhunë

E gjithë çështja ishte që këta, duke ikur, tu lirojnë vendin serbëve e malazezve, të cilët kishin ardhur brenda viteve 1921-1927. Pra, 22 familje serbe e malazeze gjithësej, qe e kolonizuan Buzavikun e shqiptareve. Këta kolonë të ardhur nga Mali i Zi, deri në vitin 1937 në fshat u bënë shumicë sepse gjatë kësaj periudhe u rritën dhe u bënë 37 familje kolone. Buzaviku kishte 35 shtepi sipas dokumenteve qe posedoj me 1914.

 

 

About Post Author


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *