Feri Arifi:Me nipin e  Hasan Kabashit, Skender Rexhepin


ME NIPIN E HASAN KABASHIT, SKENDER REXHEPIN
Më 16.02. 2022, pata fatin të takohem me nipin e Kryetarit të parë të Vitisë më 1942 dhe Komandantit të parë të Brigadës së parë të NDSH-së që ishte zgjedhur në Kongresin e Tanushës më 1945 në Anomoravë të Malit të Zi të Shkupit. Hasan Kabashi, i vrarë në kufi me Greqinë sot është pa varr, kishte lënë vetëm një vajzë Ramizen, ku Zoti dashti që ajo pas martesës t’i kishte katër djem dhe tri vajza.
Unë u takova në Viti me Skender Rexhepin, i cili për herë të parë nga Balli Kombëtar, si trashëgimtar mori një mirënjohje për gjyshin e vrarë, i cili, Skenderi, është sot deputet i Alternativës në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, djali i tretë i vajzës Ramizes, të Hasan Kabashit. U gëzova pa masë për një njeri të ditur që Komandanti ynë ia kishte lënë si trashëgimi diturinë ashtu si kanë thënë se ai ishte i ditur, po ky me mendjen dhe atë hijeshin në dokje i përngjante Hasan Kabashit, gjyshit tij. Respekt për fjalimin e mbajtur të bukur dhe shumë trimrues të Skenderit!

About Post Author