Feri Arifi:Xhemail Jakupi- Mësues në Tanushë


XHEMAIL JAKUPI- MËSUES NË TANUSHË
Mësuesi shqiptari e atdhetari që banon me familje në Tanushë!
Xhemaili, u mishrua me Tanushën që nga fëmiria kur lindi 10. 05. 1961.
Traditat, zakonet e burrëris i morri nga prindërit dhe familja tij.
Pas mbarimit të shkollimit Xhemaili, u punsua si mësues në vendlindje, ky ishtë pjesë e shumë debateve që nga viti 1982, ngase jeta e tij ishte mishruar për fshatin e lindjes, por gjithnjë ky si njeri ishtë modest, besnik, mikpritës ndaj çdo njeriu dhe çdo kujt, ky është bashkëshort në piken me të lart të besnikris dhe është baba i dalluar i pes femijve, është i dashurë dhe i ndershëm për familjen dhe farefisin po dhe fshatin, është mikpritës për shokët dhe fshataret, por dhe të tjeret, sot ky si Mësues, me veprën e tij të cilen e kryen kombëtarisht detyren në mënyrën më dinjitoze siç i takon një njeriu, ashtu siç është vet ai.
Ju me të drejtë mund të shtroni shumë pyetje, dhe të thuani pse aq pak shkruhet për jetën e këtij mësuesi familjar që nuk e lëshoj vendlindjen. Por aq pak e dinë opinion, dhe aq shumë e njohin familjen e këtij mësuesi dhe Xhemailin, sa që njeriu mahnitet!
Ky mësues Tanushën e ngriti në piedestalin ma të lart duk i thirrur në mënyr të organizuare ilegale, gjeneratën e vitit 1976/80 në Kopilaç, Aty në mesin e tyre kishte poet, shkrimtarë, Profesor, e Doctor të Shkencave të cilet sot flasin e shkruajn poezi për Kopilaçen e Tanushën.
Ky është edhe vëlla i Komandant Çakallit.
Edhepse kam arritur të kuptoj se ky ka qëndruar stoikisht në përcaktimet e tij për fshatin Tanushë. Më besoni se do vij koha qe të mbetemi të vegjël para histories, nëse në nuk e ndihmojm që të mbetet shkolla e hapur dhe faltorja e këtij vendi, por ajo ma e madhja ky në kohet e acarti i viziton varrezat e Dëshmorëve të luftës, të kalaja në Tanushë.
Pse deri më tash është ngurruar të flitet pak për Xhemailin, çka do të thotë të jesh hero i paqes, athua si është e formuluar dekorata për një njeri të tillë, për vepra stoike për vendin dhe fshatin. Respekt mbi të gjitha për Xhemailin dhe familjen e tij

About Post Author