E djela e dytë e muajit Gusht,
Tokë e qiell bashkuar grusht.
Festë të madhe ka gjithë zona,
Harenë dhe lumturinë prek jehona.
Çermenikë o nëna jonë
Po na pret si gjithmonë.
Të vijnë bijtë papërtuar,
Nga ju nënë e kemi mësuar.
Në Fushgurrë na prit tek dera,
Si për festa vimë përhera.
Të gëzojmë e të këndojmë
Festën me hare të festojmë.
Po të vjen djali nga Tirana
Nga Vlora në Shkodër bijë ka nëna.
Nuk harrojnë dhe nga diaspora,
Të puthin nënën me mallë te dora.
Festën me mallë të festojmë
E vendlindjen ta popullojmë.
Nuk harrohet kurrë vendlindja,
Se atje më kujtohet ditëlindja.
Kënga e vallja po çan malin
Se ti nënë më shuan mallin,
Kudo qofsha unë nëpër botë
Djali jot jam në mallë me lotë.
Dhe shoqata ” shtatëmbëdhjetë”
Organizohet me shumë shpresë.
Popullin në këngë e gëzime
Qofsh për jetë vendlindja Ime!
Shoqata Çermenika 2017- të
E ktheu festën në vendin e vet,
Sot je bërë festë zyrtare
Nëna Çermenikë është krenare…
Kur prek tokën që më rriti,
Këmbë zbathur më vërtiti.
Në fëmijëri, rini a pleqëri
Tek ti nënë vij gjithmonë i Ri.