Festivali i flamujve dhe Dino mallakastërlliu-Nga Gjergj Vorfi 


Shkruar nga Gjergj Vorfi  

     Kanë kaluar shumë kohe që nga viti i largët 199. Shqiptarët filluan të braktisin vendlindjen.  Kështu ato u shkëputën nga zingjirët e nga errësira komuniste. Shqipërinë  e kthyen në një vend të izoluar, një burg gjakatar e vëllavrasës. Shqiptaret morën arratinë, të shpërndarë nga sytë kambët si një tufë zoqësh të trembur.                         

Dino dhe flamuri shqiptarë

  Morën rrugët e botës, duke sakrifikuar dhe përballuar me të panjohura e rreziqe. Dhe kjo sakrificë për çfarë?  Kuptohet për të kërkuar lirinë, demokratinë, për të kërkuar një jetë ma të mirë ekonomike. Pse jo edhe një jetë të civilizuar e cila kishte munguar në vendlindjen e tyre.      

 Ёndrra dhe shpresa e kërkuar, më në fund kishin prekur tokën e parajsës. Në mes tyre, si mijëra bashkëkombës ka qenë dhe Dylaver Myrtaj, nga Kuta e Mallakastrës. Ky ka ndaluar në Firence.  Këtu ashtë stabilizuar, jeton dhe punon. Firenze qyteti i kolosëve mendimtar si Mediçi, Caravaggio, Michelangelo. Një qytet antik i mrekullueshëm, i mahnitshëm. Me vepra dhe kryevepra që dora, mendja dhe puna e kulturës njerzore la pas. Me të drejt pasardhësit e tyre fiorentinasit  mburren me shumë krenari.

 Dhe emigranti shqiptar nga Mallakastra, gëzon respekt, fiorentinasit e thërrasin Dino il grande (Dino i madh). Këtë respekt Dino e ka krijuar në saje të sjelljes dhe punës së tij të vazhdueshme prej vitesh këtu. Me përkushtim e sakrifice e ka bërë të dallohet  si njeri  i veçantë nga emigrantet e tjerë. Sepse ai respekton rregullat, traditën dhe zbaton ligjet e vendit ku ai jeton.

 Dino në çdo kontakt apo punë që kryen me njerëzit, cilido qoftë ai, i huaj apo vendas, demonstron vlerat e bukura shqiptare dhe të zonës nga ai vjen, Mallakastra. Ku brez pas brezi, janë shquar për mikëpritje e bujari, bese dhe trimëri. Dinon do ta gjesh nga mëngjesi herët deri në darkë vonë, në punë. Si në ditë të nxehta me diell apo edhe të ftohta me ngrica e me shi.

Puna ashtë edhe kulturë, të zbavit, të edukon, të pasuron. Nëpërmjet punës transformohesh, merr emër dhe gjithashtu përfiton të mira materiale. Në biseda vëllazërore shqiptarët, bëjnë humor edhe pse  foli mbi tema të ndryshme. Duhet të kërkosh e t’a vlerësosh  njeriun e mirë e punëtor.

  Puna ashtë bashkë udhëtare e  jetës, mirëqenia personale e familjare dhe e shoqërisë në tërësi. Tani për ne shqiptarët ka filluar të kuptohet ma së miri. Në komunizëm prona e përbashkët ishte mbi te gjitha. Në kapitalizëm njeriu djersitet, lodhet, mendon për administrim sa ma të mirë të pronës. Ai ashte i lirë dhe kujdeset me dëshirë e dashuri për pronën e tij.

Dhe gjithë secili individ, pronar i lirë, korr frytet e punës në ekonominë e tregut. Dino dallohet për përkushtimin e veçantë të tij për punën duke përdorur gjithë vlerat e larta që ka ai si individ. Ka në përdorim një motor çao me karroceri të cilën e ka bërë me porosi. Dino  e përdor për të transportuar fruta e perime të freskëta në dyqanet e magazinat në qytetin e  Firences.

Mallakastra -Kuta

Me mijëra turiste vijnë për te vizituar Firenzen,  Shumë prej tyre ndalojnë dhe fotografojnë sfilitën e motorit zbukuruar me hijeshi me flamuj shqiptar etj, nga emigranti nga Kuta. Ato fotografojnë dy Shqiponjat që fluturojnë bashke me motorin e vockël. Dino ashtë patriot dhe nacionalist, veçori dalluese tek ne shqiptarët.

Në raste festash kombëtare, fetare, kulturore, sportive e të tjera bashkëkombësin tone Dino do e gjesh të veshur me kostum kombëtar. Gjithmonë iniciatori kryesor për raste të tilla.   Ai nuk ban dallime festash të besimeve të ndryshme fetare.   Zaten ai nuk ban dallime në mes  zonave, veri apo jug e aspak ndasive fetare. Të gjithë jemi vëllezër jemi shqiptar ashtë kushtrimi i tij. Cila familje këtu në Firence nuk ka shijuar frutat me gjysëm çmimi ose falas të Dinos. Emigrantët e shteteve të tjera, kanë gjetur bujarinë shqiptare tek Dino mallakastriti.  Ai i këshillon e ju flet me kënaqësi: “Leri të festojnë edhe ata me ne.,, kështu ato mësojnë traditat tona të vyera.    Këtë e mundësoi me thirrjen e tij Dinoja me sfilitën e tij me motor, një festival flamujsh.

Duomo Firence -2023.

Foto S.Mëziu

 Na gëzoi pa masë fitorja e Shqiponjave të djalërisë shqiptare. Kjo na  rriti emrin e na lartësoi shpirtin. Le të jetë ky  flamur i lirë në Shqipëri e në botë kurdoherë. Urojm që të fluturojë i lirë në qiellin e atdheut tonë.  Gjithashtu urojm te na prijë e udheheqë, të na bashkojë si vëllezër e motra ne shqiptarëve, në vendlindjen  dhe kudo ku ndodhemi, punojmë në botë.   Duhet që ne të syrgjinosurit të mos harrojmë vendlindjen, gjuhën e nanës Shqipëri nga ku kemi prejardhjen tonë stërgjyshore  nga brezi  në brez.

                   Firence, tetor 2023

Piaca Republika Firence

Foto.S.Mëziu-2023