Festo Kosovë festën e Dardanisë-Kasam Vela


Kosovë..të është ndritur qielli

Natës së kthjellët me Hënë

A ditën të shndriti dhe Dielli

Me yjet në Panteon të vënë

Kujtimesh të lëna kufirit…

Festo Kosovë Festën e Dardanisë

Dhe hiqju qafesh sa më parë delirit

Kokën lart mbaje për Ditën e Lirisë

Tapitë e trojeve të Atit të presin

Perandorive ndër arkiva të vjetër

Se koha nuk na e jep dhe një mundësi tjetër

Për t’i qitur gjërat në letër..!

© Kasam Vela