Fetah Maliqi:Protesta – po e nesërmja?!


PROTESTA – PO ENESËRMJA?!

Të rinjë, të reja,

të moshuar, gra,

pensionistë, gazetarë …

gjthë i ka prekur

jeta e rëndë sot.

Gjithçka e bukur

në këtë vend,

gjithçka e vleshme

në këtë vend,

po përfundon në duar

të një grushti

të çmendurish,

që s‘kanë të ngopur…

Gjuhen bomba lotsjellës

pëlcasin, helmojnë,

kërkohet të hidhen

fajtorët të gjthë

para grilave të drejtësisë,

por dhe ligjin e bënë

këtu djajt,

nuk i zë dora e duher ata…

Brohoritje, ngarendje,

kapje në pranga.

Filmime, burgosje,

kidnapime, plagosje,

por edhe rrahje…

Rrahje nën kamera,

po s‘brengosen uniformat,

pamje të hidhura, flakë e tym.

Duan jetë me mundësi

të barabarta,

e ligj që vlen njësoj

për të gjthë…

Do jetë dinjitoze secili..!

About Post Author